A i druhemi një kundër reagimi nga Irani? Befason me përgjigjen Ministri i Brendshëm, Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me sulmin kibernetik, ku tha se ekziston një mundësi që Irani të kundërpërgjigjet pas shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike dude theksuar se janë vigjilentë.

Advertisements

Ai shtoi se tashmë ndihen më të sigurt, pasi Shqipëria është pjesë e NATO-s. Sipas ministrit, pas sulmeve kibernetike, tashmë ka një mbrojtje të shtuar digjitale.

A i druhemi një kundër-reagimi?

Advertisements

“Ne jemi shumë alert (vigjilentë), pas sulmit të fundit i kemi përforcuar edhe filtrat mbrojtës të asaj platforme digjitale, për të ndërvepruar si qeveri, por në një klimë të tillë ne do të jemi alert padiskutim, është një veprim që nuk është i lehtë për t’u marrë, por ndihemi shumë të sigurt sepse jemi pjesë e aleancës më të fuqishme siç është NATO dhe shteteve anëtare të NATO-s. ne kemi partneritet nga partnerët strategjikë, kemi partnerë të ngushtë, na kanë ndihmuar edhe ekspertë të FBI, kopnkluzioni i arritur pas sulmeve që i janë bërë Shqipërisë muajt e fundit kanë qenë agjencitë shtetërore iranine”, tha ministri.

Kujtojmë se vendi ynë një ditë më parë mori vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pas sulmeve kibernetike ndaj faqeve online qeveritare.

Artikulli paraprakNga paratë tek flamujt, lutjet dhe hini, ja si do ndryshojnë simbolet mbretërore pas vdekjes së Elisabeth II
Artikulli tjetërPër herë të dytë, Banka Qendrore Evropiane merr vendimin e fortë për Euron