7 të vdekur nga një tërmet me magnitudë 6.8 ballë në Kinë

Një tërmet i fortë ka v rarë shtatë persona dhe ka shkaktuar rrëshqitje dherash në qytetin Sichuan të Kinës. Sipas mediave vendase, magnituda ka qenë 6.8 ballë dhe ka tronditur banorët e qytetit të madh nën izolim në Kinën jugperëndimore këtë të hënë.

Advertisements

Sichuan, i cili ndodhet në buzë të Rrafshnaltës Tibetiane ku takohen pllakat tektonike, goditet rregullisht nga tërmetet. Dy tërmete në qershor vranë katër persona.

Autoritetet raportuan shtatë vdekje, rrëshqitje dheu dhe dëmtime në shtëpi dhe ndërprerje të energjisë, tha transmetuesi shtetëror CCTV. Një rrëshqitje e dheut bllokoi një autostradë rurale, duke i lënë inertet të shpërndara, tha Ministria e Menaxhimit të Emergjencave.

Advertisements

Tërmeti u ndje 200 kilometra larg në kryeqytetin e provincës, Chengdu, ku një shpërthim COVID-19 ka kufizuar jetën e 21 milionë banorëve sipas politikës së rreptë të Kinës “zero-COVID”.

Tërmeti më vdekjeprurës i Kinës në vitet e fundit ishte një tërmet me magnitudë 7.9 në vitin 2008 që vr au afro 90,000 njerëz në Sichuan. Tërmeti shkatërroi qytete, shkolla dhe komunitete rurale jashtë Chengdu, duke çuar në një përpjekje shumëvjeçare për të rindërtuar me materiale më rezistente.

Artikulli paraprakSesion i ri, avaz i vjetër/ Enkelejd Alibeaj vijon të sillet si drejtues i PD-së, i cakton partisë prioritetet
Artikulli tjetërDjali i politikanit të njohur i jep fund beqarisë, kolegët e të atit deputetë dhe ministra socialistë ia marrin valles(VIDEO)