Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë 18-vjeçarin Ardjan Gjinkolajn, i cili së bashku me 4 të tjerë akuzohet se përdhunuan një 15-vjeçare për 5 muaj në fshatin Tarazh të Mirditës, ngjarje e ndodhur në 2021.
Advertisements
Ndaj 18 vjeçarit, Ardjan Gjinkolaj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa zevendesimi i mases erdhi me kërkese të pales mbrojtëse e cila u pranua nga gjyqtari i çështjes me argumentin se kane kaluar afatet e paraburgimit, ndërsa vendimi është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit në Shkodër, pas ankimit që i kishte bërë prokurori.
Ndërkohë çështja panale në ngarkim të 5 përsonave është në proçes gjykimi në Gjykatën e Lezhës, ndërsa prokurori Ylli Pjeternikaj ka kërkuar 46.8 vite burg në total për 5 personat e vënë në akuzë.
Advertisements
Do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj e cila do të vendose për fatin e të akuzuarve. Të arestuarit Artan Kaçorrin 31 vjeç, Albert Mollën 27 vjeç, Ermal Tarazhin 30 vjeç, Nikë Lleshin 44 vjeç dhe 18-vjeçari akuzohen për “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç”.