Pas ngjarjes së rëndë në Elbasan ka reaguar dhe policia duke dhënë informacione më të detajuara. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se 20-vjeçari me incialet K.SH ka qëlluar me armë zjarri ndaj viktimës Madrit Ulqinaku rreth 33 vjeç.
Advertisements
Dyshohet se konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta, ndërsa autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Advertisements
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.
Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes