Vodhi 18 milionë lekë në dhomat e pushuesve, prangoset autori i 19 grabitjeve në Sarandë(VIDEO)

Një 45 vjeçar nga Rrogozhina, autor i 19 vjedhjeve gjatë sezonit të kaluar veror dhe të këtij aktual, është vënë në prangat e Policisë. Ky shtetas, sipas Bluve të Sarandës, grabiste dhomat dhe shtëpitë ku qëndronin zakonisht pushuesit.

Advertisements

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se Ben Sula ka vjedhur në dhoma hotelesh dhe në banesa të ndryshme, në të cilat qëndronin kryesisht pushues, bizhuteri të ndryshme, aparate celulare, si dhe rreth 500 000 lekë, 11 000 euro dhe 1 000 dollarë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit B. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sende që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve të tjera, si dhe shuma parash në euro dhe lekë, të dyshuara të vjedhura.

Advertisements

Njoftimi i plotë i Policisë së Sarandës:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last summer”, si rezultat i të cilit, u ndalua me iniciativë shtetasi:

Ben Sula, 45 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë.

Ky shtetas dyshohet se gjatë sezonit turistik veror të vitit 2021 dhe të këtij viti ka kryer 19 vjedhje, në ambiente të ndryshme, në qytetin e Sarandës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se 45-vjeçari ka vjedhur në dhoma hotelesh dhe në banesa të ndryshme, në të cilat qëndronin kryesisht pushues, bizhuteri të ndryshme, aparate celulare, si dhe rreth 500 000 lekë, 11 000 euro dhe 1 000 dollarë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit B. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sende që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve të tjera, si dhe shuma parash në euro dhe lekë, të dyshuara të vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikulli paraprak“Ferri” zbarkon në Rusi, Inteligjenca britanike paralajmëron fundin e Vladimir Putinit, merr kthesën e madhe lufta në Ukrainë
Artikulli tjetër“S’të beson njeri që mbush kaq vjeç sot”/ Roza Lati i bën urimin emocionues nënës, Rita Latit dhe i nxjerr sekretin