U tha se i hoqën ndihmën financiare, reagon Bashkia e Roskovecit pas vdekjes së 14-vjeçarit në lumin Seman: Të gjitha shpenzimet mortore do t’ja mbulojmë, familjes do…

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ku aksidentalisht në lumin Seman, humbi ejtën i mituri Ergus Sakaj, ka reaguar edhe Bashkia e Roskovecit.

Advertisements

Në një dalje publike, përmes zëdhënëses Enerida Kuqo, Bashkia e Roskovecit ka deklaruar se do të marr përsipër të gjitha shpenzimet e shërbime e mortore, si dhe do të garantojë një mbështetje financiare të familjes Sakaj në vazhdimësi.

Gjithashtu në këtë dalje publike, Bashkia e Roskovecit ka hedhur poshtë akuzat të cilat vendonin para përgjegjësi këtë bashki për shkëputje të ndihmave ekonomike ndaj familjes Sakaj.

Advertisements

Sipas saj, pjesëtarë të kësaj familje janë trajtuar me pensione invaliditeti, të cilat nuk jepen nga bashkia, por institucione të tjera.

Kujtojmë se dy ditë më parë 14 vjeçari, Ergus Sakaj, u mbyt në lumin Seman ku dhe kishte shkuar për të peshkuar. Trupi i pajetë i të miturit u nxor ditën e djeshme pas disa orëve kërkime.

Banorët e zonës thanë për mediat se familja Sakaj jetonte në kushte ekonomike mizerable. Babai i 14 vjeçarit kishte ndëruar jetë 2 vite më parë pas betejës me Covid-19. Është nëna ajo e cila kujdeset për 8 fëmijët.

Artikulli paraprakI fundit! Denoncimi i xhaxhait, policia po heton pistën e rrëmbimit të Ervis Martinajt
Artikulli tjetërVeliaj-Metës: Racizëm ta krahasosh Tiranën me Kabulin