Turisti duke folur në TV sa i bukur është plazhi, uji i ftohtë dhe i pastër, ndërkohë hajduti i vjedh çantën dhe largohet me shpejtësi(Video)

Një “vjedhje” përpara kamerës ishte vërtetë e habitshme, por ka ndodhur edhe kjo.

Advertisements

Ndërsa ishte duke bërë një intervistë për një televizion spanjoll, një turist ishte duke promovuar Barcelonën dhe duke folur për natyrën e bukur që vendi të ofron përfshirë këtu dhe plazhin.

Teksa ishte duke thënë se “Plazhi është shumë i bukur, dhe uji i ftohtë dhe i pastër”, pushuesi ka vërejtur se çanta që kishte lënë pas nuk ishte më aty.

Advertisements

Video u bë virale dhe gjithashtu u transmetua në televizionin publik të Spanjës, ndërkohë autoritetet policore kanë nisur hetimet për kapjen e “hajdutit profesionist”.

Artikulli paraprakIsh-fituesi i ‘Big Brother Albania’ i jep fund beqarisë, kjo është këngëtarja shqiptare që i ka rrëmbyer zemrën
Artikulli tjetërLajm i hidhur/ Ndërron jetë në moshën 48-vjeçare aktorja shumë njohur, koleget prekin me mesazhin