Tragjedi në Itali, babai nuk vë re praninë e vajzës 1 vjeçe, i kalon sipër me makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në via Carlo Magno të Italisë, ku një vajzë 1 vjeçe e 8 muajshe ka humbur jetën.

Advertisements

E mitura është përplasur me makinë nga babai i saj, i cili duke lëvizur mbrapsht, nuk e ka vënë re praninë e vogëlueshes.

Mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë vogëlushen dhe një helikopter u dërgua për ta marrë, por ishte shumë vonë.

Advertisements

I tronditur nga lajmi, kryetari i komunës së Vigonovës, Luca Martello tha: “Është një tragjedi e madhe. Shpresoj që komuniteti tani të dijë të mbrojë këtë familje, ta mbrojë atë dhe dhimbjen e madhe të atyre që nuk kanë bërë diçka me vetëdije. Këto janë aksidente që ndodhin fatkeqësisht.”

Në vendin e tragjedisë në orët e vona të mëngjesit mbërritën edhe famullitari i fshatit, Don Fabio, dhe nënkryetarja e komunës së Vigonovës, Luisa Sattin.

Vetëm më 15 korrikun e kaluar, përsëri në Veneto, në Isola Vicentina, ndodhi një episod i ngjashëm: një burrë nuk e vuri re praninë e gruas së tij teksa po kthente makinën dhe e vrau. /abcnews.al

Artikulli paraprakNxehtë, shi dhe rrufe, çudirat e motit në Shqipëri për ditën e martë
Artikulli tjetërNdahet nga jeta shkrimtari i njohur, lajmi për vdekjen bëhet publik një javë më vonë