Tragjedi në Greqi/ Prindërit e harruan brenda në makinë, 8 vjeçarja vdes për shkak të nxehtësisë

Një tragjedi ka ndodhur mesditën e së enjtes në një lagje të komunitetit rom në Greqi teksa një vajzë 8-vjeçare është gjetur e braktisur dhe pa ndjenja në një makinë nga një kalimtar i rastit.

Advertisements

Lajmi është bërë i ditur sot, e premte, përmes mediave greke.

Menjëherë u lajmëruan autoritetet dhe vajza u dërgua në spital, ku u konstatua e vdekur.

Advertisements

Sipas të dhënave, 8-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga të nxehtit.

Prindërit e saj, një 27-vjeçare dhe një 29-vjeçar, të dy romë, u arrestuan dhe u dërguan në prokurori, pasi po hetohet se si 8-vjeçarja hyri në automjet dhe sa orë ajo ishte aty.

Artikulli paraprakShpërthim tritoli në Vlorë/ “Hidhet në erë” kamioni i parkuar në pronësi të 53 vjeçarit
Artikulli tjetërLënia ndezur e freskueses gjatë natës me rrezik të madh, ekspertët paralajmërojnë çfarë mund të ndodhë