Stuhia e papritur shkakton tragjedi, 1 i vdekur dhe rreth 40 të plagosur, reagon agjencia meterologjike

Një person ka vdekur dhe të paktën 40 të tjerë janë plagosur pasi erërat e forta shembën një pjesë të skenës gjatë festivalit “Medusa” në Spanjë.

Advertisements

Në pamjet shihen njerëzit duke vrapuar në panik, ndërsa të tjerë vazhdojnë festën. Festivali i njohur i muzikës elektronike, i cili do të vazhdonte deri të dielën, tani është pezulluar.

Tre nga të plagosurit në orët e para të së shtunës pësuan trauma të rënda. Një stuhi rëre e papritur përfshiu vendin ku po zhvillohej festivalit

Advertisements

Agjencia meteorologjike e Spanjës raportoi në atë kohë në rajonin bregdetar lindor të vendit, erëra që kalonin 80 km/h.

“Jemi në gjendje shoku”, tha një nga të pranishmit për mediat spanjolle. “Mund të isha unë, mund të ishte kushdo.”

Në një deklaratë në Facebook, organizatorët e festivalit thanë se ishin “të shkatërruar dhe të pikëlluar për atë që ndodhi”.

Ata thanë se erërat e forta të papritura nisën rreth orës lokale 04:00 dhe shkaktuan shkaktuar dëme në infrastrukturë, ndaj u mor edhe vendimi për pezullimin e festivalit.

Artikulli paraprakHumbje e madhe! Media në zi, ndahet nga jeta ikona e njohur televizionit(Emri+Foto)
Artikulli tjetërI fundit! Shoferi humb kontrollin dhe përfundon në lumin e Lanës, arratiset nga vendi i aksidentit