Stuhi shiu, breshër dhe rrufe, fundjavë “vjeshte” në mes të gushtit në Shqipëri

Kjo fundjavë nuk parashikohet të jetë si ditët e tjera verore.

Advertisements

Moti përgjithësisht do të karaterizohet nga vranësira hera herës të dendura deri në mesditën e së dielës. Më tej do të mbizotërojnë kthjellimet.

Reshjet dhe shtrëngatat do të nisin në bregdet mëngjesin e së shtunës. Më tej do të spostohen drejt zonave malore, aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat e rrebeshet, si dhe shkarkesat elektrike me breshër të izoluar.

Advertisements

Në bregdet dhe zonat e ulëta, reshjet do të rikthehen sërish në mbrëmje vonë e deri mëngjesin e së dielës. Deri në mesditë, reshje parashikohen të kenë vetëm zonat malore ku dhe aty do të ndërpriten pasdite, për ti lënë vendin motit të kthjellët.

Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare e përkohësisht e vrullshme në momentet me reshje. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.

Kjo situatë, do të sjellë rënie temperaturash si në figurë.

Artikulli paraprak“Do t’ju vrasë…do t’ju djegë”, polici del jashtë kontrollit në spital, rreh infermierët dhe kyç dyert
Artikulli tjetërE rëndë, sulmohet me thikë shkrimtari i njohur