Makina me të cilën udhëtonte 32-vjeçari, Ndriçim Dervishi është nxjerrë nga poshtë kamionit, ku përfundoi mesditën e sotme pas më shumë se 2 orësh.
Advertisements
32-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes pasi përplasja ishte shumë e fortë dhe makina ishte kthyer në një grumbull hekurash.
Advertisements
U deshëm më shumë se dy orë që policia dhe forcat zjarrfikëse të nxirrnin makinën dhe të bënin të mundur identifikimin e trupit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë.
“Benzi” përfundoi poshtë rrotave të kamionit, ndërsa nuk dihet shkaku i aksidentit. /Abcnews.al/