Ndodh në Greqi, arrestohet 10-vjeçari pasi i vuri flakën pemëve, shtang me përgjigjen: Më pëlqen kur…

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Greqi, ku një fëmijë vetëm 10-vjeçar është arrestuar pasi i ka vënë flakën një zone në Lesbos.

Advertisements

Sipas mediave greke, kur i mituri është marrë në pyetje nga efektivët e policisë, në prani edhe të psikologëve, ka pranuar se i ka vënë zjarrin pemëve, duke thënë se arsyeja se përse e ka bërë është se i pëlqen kur shikon zjarrfikësit që shuajnë flakët.

Rasti po shqyrtohet nga Prokuroria për të mitur, ndërsa gazetarët u janë drejtuar prindërve me apelin për t’u mësuar fëmijëve të ndajnë të mirën dhe të keqen, pasi rasti në fjalë mund të kishte përfunduar më keq.

Advertisements

Artikulli paraprakThellohet tragjedia në Durrës, 27-vjeçarja që humbi jetën nga rryma elektrike ishte shtatzënë
Artikulli tjetërPlane për fundjavën? Vranësira dhe shi në bregdet!