Ndërron jetë shkrimtari dhe albanologu i njohur(Foto)

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare shkrimtari dhe albanologu Kapllan Resuli.

Advertisements

Lajmi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit është bërë me dije në rrjetet sociale. Resuli ka ndërruar jetë në një spital në Gjenevë.

Kapllan Resuli i njohur edhe si Kaplan Burović ka qenë ndër shkrimtarët e parë në prozë mes shqiptarëve të Jugosllavisë. Pasi u burgos në Jugosllavi, u kthye në Shqipëri ku po ashtu u internua dhe më tej u burgos për 20 vite të tjera.

Advertisements

Ai është autor i 135 veprave. Vepra që e bëri të njohur dhe të nderuar për lexuesin shqiptar shkrimtarin e talentuar Kapllan Resulin ishte romani Tradhtia. Kjo vepër e gjen zanafillën në kampin e përqëndrimit të të burgosurve në Idrizovo, rreth 10 km larg Shkupit, ku edhe lindi dhe u strukturua si vepër e si roman.

Artikulli paraprakTë gjithë menduan se u pajtua me Arjola Demirin, Monika Lubonja rikthen konfliktin dhe bën deklaratën e papritur
Artikulli tjetër“Hajde se Qaniu qëlloi dikë”, gruaja e autorit që plagosi punonjësin e IMT-së: Nuk e dija që burri kishte armë!