Sipas informacioneve të para për mediat, janë identifikuar dy prej viktimave në atentatin e ndodhur në Vlorë mëngjesin e sotëm.
Advertisements
Bëhet fjalë për Shpati Lenën dhe Agim Xhezon nga qyteti bregdetar. Dyshohet deri më tani se numri i viktimave ka shkuar në tre.
Drejt tyre u shtinë me breshëri kallashnikovi më shumë se 60 plumba. Dyshohet se autorët kanë qenë tre.
Advertisements
Njëri në timon dhe dy të tjerët kanë shtirë drejt shënjestrave paralelisht në mbikalimin e Panajasë.
Një makinë e djegur është gjetur në aksin Levan-Tepelenë e dyshuar si e përdorur nga autorët për krimin.