Keni zgjedhur të pushoni në 15 ditëshin e dytë të gushtit? Ja si do të jenë temperaturat në pikun e sezonit

Teksa këto dy ditët e fundit moti në vendin tonë ka pasur luhatje, me reshje shiu dhe vranësira, duke prishur edhe planet e atyre që kanë zgjedhur të pushojnë këto ditë gushti, ka dhe nga ata që pushimet i kanë lënë për 15 ditëshin e fundit.

Advertisements

Por si do të jenë temperaturat në këtë periudhë që përkon me pikun e sezonit turistik?

Sipas sinoptikanit të Meteoalb Hakil Osmani, duke nisur nga e diela pasdite, moti do të ketë përmirësime. Sipas tij 15 ditëshi i dytë i gushtit do të karakterizohet nga temperatura të favorshme, ndërsa temperaturat do të variojnë deri në 30 gradë celsius.

Advertisements

“Duke filluar nga kjo fundjavë vendi ynë ka qenë nën ndikimin e vranësirave, duke sjellë dhe reshje shiu. Paraditen e së të dielës presim kushte të mira moti.

Nga e hëna dhe 15 ditshin e dytë, kemi dominim të diellit, por dhe në disa momente dhe vranësira. Ka pasur ndryshime të temperaturave.

Nga e hëna dhe në vijim, temperaturat e ajrit do të jenë në favor të pushuesve. Mbeten deri në orët e mesditës së ditës së diel vranësirat. Temperaturat maksimale do të zbresin deri në 30 gradë celsius.”, tha Osmani në një lidhje për News 24.

Artikulli paraprak“S’të pyesim ty ne, ik po deshe!” Në Ksamil nuk kanë zënë mend, plazhi bosh, por për çadrën duhet “mik”: Punonjësi i thotë pushuesit të ikë
Artikulli tjetërSi u fal Porti i Durrësit me negociata sekrete, ja rregullat që janë shkelur në marrëveshjen e fshehtë të qeverisë me arabët