Kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas me kamionin, vdes tragjikisht 29-vjeçari në Itali(Emri)

Një 29-vjeçar shqiptar ka vdekur pas një aksidenti fatal në Itali të ndodhur mëngjesin e sotëm.

Advertisements

Viktima është identifikuar si Klajdi Tahiri me origjinë nga Elbasani.  29-vjeçari po udhëtonte drejt Veronës kur rreth orës 7.30, ndoshta në tentativë për të parakaluar kap ushtuar korsinë e kundërt dhe është përplasur me një kamion.

Shoferi i kamionit – një 45-vjeçar me origjinë rumune – bëri gjithçka për të shmangur goditjen, duke u përpjekur të devijojë djathtas, por pa sukses, për shkak të bordurave të betonit të karburantit aty pranë.

Advertisements

Mediet italianë shkruajnë se Tahiri drejtonte një Mercedes Vito dhe pas aksidentit makina mbeti vetëm një grusht hekurash.

Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershëm.

Me origjinë nga Elbasani, viktima kishte jetuar në Villanuova sul Clisi së bashku me familjen e tij. Ai kishte studiuar në Cfp Zanardelli dhe punonte në sektorin e ndërtimit./Abcnews.al/

Artikulli paraprakPriten goditje të bujshme? Përfaqësuesit e SPAK takohen me DEA-n, zbulojnë vendimin që kanë marrë
Artikulli tjetërMinistri Çuçi flet për rastin e 7-vjeçares: Kam reaguar me vepra, akuzat ndaj meje i nxit Berisha!