Ja cilat janë tre plazhet më të bukura të vendit, sipas njerit ndër njerëzve më të pasur në Shqipëri (VIDEO)

Shqipëria ka plazhe unike nga Velipoja deri në Sarandë, me rërë të imët apo edhe me gurë. Por cilat janë plazhet më të bukura të vendit, sipas sipërmarrësit Samir Mane?

Advertisements

Në një intervistë për “Pushime on Top”, Mane ka rrëfyer tre plazhet e preferuara në Shqipëri, si dhe ka kujtuar pushimet më të thjeshta që ka kaluar në fëmijërinë e tij.

Pjesë nga intervista:

Advertisements

Ju keni gjezdisur nëpër Shqipëri, cilat janë plazhet që preferon më shumë Samiri?

Mane: Padyshim që Palasa është njëshi dhe dyshi për mua, jo sepse unë kam investuar aty, dhe nuk është natyrisht për reklamë, por është një plazh unik në raport me detin, ujin, malin, mikroklimën, çdo komponent pozitiv që mund të ketë një plazh është në Palasë.

Dhërmiu më pëlqen gjithashtu, sidomos fundi i Dhërmiut dhe Ksamili.

I mban mend pushimet më të lira, me bukë me vete?

Mane: Më të lirat kanë qenë në Durrës, në kohën e komunizmit, me bukë me vete dhe me të gjitha ato pak fasilitetet që kishte atëherë, por kënaqësia ka qenë e madhe.

Artikulli paraprakIndeksi i çmimeve të restoranteve, ku janë më të shtrenjtët në Europë, ja si renditen Tirana e Prishtina
Artikulli tjetërMe sa shiten dhe blihen monedhat e huaja? Ky është këmbimi valutor për sot