Identifikohet 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën së bashku me tre shokët në Itali

Një aksident tragjik me katër viktima, mes tyre një 19-vjeçar shqiptar ndodhi rreth orës 2:00 pas mesnate në Treviso të Italisë.

Advertisements

19-vjeçari shqiptar që humbi jetën së bashku me tre shokët e tij të huaj, është identifikuar si Xhuliano Këlliçi.

Tre viktimat e tjera janë Daniel De Re, 18 vjeç, Daniel Ortolanv, 19 vjeç dhe Marco Da Re, 19 vjeç.

Advertisements

Ata ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Polo” kur shoferi humbi kontrollin dhe mjeti doli nga rruga. Përplasja ishte shumë e fortë dhe rezultoi fatale për katër të rinjtë.

Artikulli paraprak“E pashë me sytë e mi”, Berisha habit me denoncimin e radhës: Nuredin Dumani me pushime në Golem, rrinte mes turistëve me çantë në krah
Artikulli tjetërLajm i trishtë/ U godit nga rrufeja, ndërron jetë shqiptari