I fundit! Denoncimi i xhaxhait, policia po heton pistën e rrëmbimit të Ervis Martinajt

Pas denoncimit të xhaxhait të Ervis Martinaj, se familja ka humbur kontaktet me të mësohet se Prokuroria e Kurbinit po heton për akuzen e rrembimit për te shumëkërkuarin e policisë.

Advertisements

Burime per gazetaren Klodiana Lala thane se per dyshimet për rrëmbim janë nga Policia e Lezhës.

Në këtë mënyrë prokuroria ka mundësi të kryejë veprime hetimore, pasi në rastin e një të shumërkuari nuk ka largim nga banesa.

Advertisements

Për këtë rast policia veç kallëzimit të Faik Martinaj nuk ka prova të tjera në lidhje me ngjarjen.

Në denoncimin që u bë publik ditën e djeshme xhaxhai i Ervis Martinaj tha se janë njoftuar nga një i afërm se nipi i tij është zhdukur dhe se nuk kishte kontakte me te.

Ndërkohë xhaxhai shprehet se familja ka dyshime se Ervisit mund ti ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale qe kërkojnë ta eliminojnë.

Artikulli paraprak“Më mësoi i dashuri si t’i vidhja paratë”, flet vajza që zbrazi arkën e “Exchange-s” në Tiranë: Më kërcënonte me ndarje!
Artikulli tjetërU tha se i hoqën ndihmën financiare, reagon Bashkia e Roskovecit pas vdekjes së 14-vjeçarit në lumin Seman: Të gjitha shpenzimet mortore do t’ja mbulojmë, familjes do…