Fikja e dritave gjatë koncertit të Noizy-t, OSSH sqaron: Nuk ka lidhje me ne. Ja kush e kishte fajin?

Tiranë- Reperi Noizy po zhvillon koncertin në Tiranë. Pjesmarrja është si rrallëherë. Në koncert pritet të performojnë rreth 40 reper e këngëtarë.

Advertisements

Por në një moment janë fikur dritat dhe koncerti u ndërpre. Nisur nga situata janë dëgjuar brohoritjet: Rama ik!

Lidhur me këtë incident ka reaguar OSSHE:

Advertisements

‘Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga rënia e automatit, i cili menaxhohet nga organizatorët.

Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës.

Nga verifkimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.

Theksojmë se NUK ka patur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik’, thuhet në deklaratën e OSSHE.

Artikulli paraprakE rëndë! U shtynë nga babai/ Dy fëmijë qëllojnë me thikë të dashurin e nënës së tyre
Artikulli tjetërKëmbimi valutor! Ja me sa shitet dhe blihet sot dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e huaja