E rëndë, sulmohet me thikë shkrimtari i njohur

Novelisti i famshëm Salman Rushdie është sulmuar ditën e sotme me thikë teksa po mbante një fjalim përpara audiencës në Nju Jork.

Advertisements

Rushdie po fliste në një event në Institucionin Chautaqua në Nju Jork kur një person i paidentifikuar u ngjit në skenë dhe e qëlloi me thikë.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet kaotike kur njerëzit i shkuan në ndihmë shkrimtarit i cili prej vitesh ka qenë shënjestër e kërcënimeve me vdekje nga myslimanët, për shkak të librit të tij “Vargjet Satanike”.

Advertisements

Artikulli paraprakStuhi shiu, breshër dhe rrufe, fundjavë “vjeshte” në mes të gushtit në Shqipëri
Artikulli tjetërËshtë balsamosur 102 vite më parë! Vajza ‘hap e mbyll sytë’. Zbulohet misteri