E rëndë! Sherri për xhamin e makinës përfundon me përdorimin e thikës, i riu plagos një person në Durrës

U konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen 2 të tjerë.

Advertisements

Sherr mes disa personave në Durrës, ndërsa shkak është bërë dëmtimi i një xhami makine.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 23 vjeç dhe A. D., të dy banues në Durrës, pasi 23-vjeçari ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. D., me vetëgjyqësi. Kjo pasi ky i fundit ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A. P.

Advertisements

Në konflikt janë përfshirë edhe shtetasit R. D. dhe E. P., të cilët kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, duke marrë dëmtime të lehta. Për të dy këta shtetas janë referuar materialet në Prokurori, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Artikulli paraprakBëjnë gjithçka për të arritur qëllimet e tyre, këto shenja të horoskopit duan të qëndrojnë gjithmonë në qendër të vëmendjes
Artikulli tjetërE trishtë/ Pësoi arrest kardiak, ndërron jetë autori dhe gazetari i njohur (EMRI+FOTO)