Qani Muça, autori i plagosjes së punonjësit të IMT-së ditën e sotme në Tiranë dyshohet se ka qenë i dehur gjatë momentit që ka qëlluar me armë.
Advertisements
Muça ka pretenduar se IMT-ja nuk i kishte dërguar asnjë njoftim për shembjen e banesës. Ndërsa kur inspektorët kanë nisur punën për shembjen e ndërtesës, në katin e dytë të saj ka patur persona, të cilët ishin qiraxhinj.
Muça është larguar pa debatuar me inspektorët e IMT-së, por është kthyer pak çaste më pas me pistoletë në dorë dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, duke plagosur në bark 55-vjeçarin Ilirjan Gavelli.
Advertisements
Banorët e zonës janë shprehur jashtë kamerave se banesa ishte në proces legalizimi, ndërsa shembja, sipas tyre është kryer për t’i hapur rrugë ndërtimit të një pallati.