Berisha: Arjan Tase njeri i Kumbaros dhe Çuçit, pronari i skafit njeri i Ballës

Kreu i PD Sali Berisha e ka cilësuar sërish një krim shtetëror, vrasjen e vogëlushes Jonada Avdia në Potam.

Advertisements

Ai tha se Arjan Tase ka patur lidhje të forta me ministrat Çuçi dhe Kumbaro, ndërsa pohoi se skafi është në pronësi të Adhurim Kushit, njeri i Taulant Ballës.

“Të dhënat që dalin flasin për një krim të mirëfilltë shtetëror. Skafi ishte me të gjitha ligjet i ndaluar të përdorej aty ku u ndodh.

Advertisements

Skafisti ishte i palicensuar për përdorimin e skafit.

Skafi ishte në pronësi të Adhurim Kushit, një nga cunat e Taulant Ballës në Londër. Pra e kuptoni vetë origjinën e skafit. Adhurim Kushi, punon akoma në Britani dhe blen skaf. Arjan Tase është me origjinë nga Përmeti u rikthye në punë nga Bledi veltari dhe ministrja Kumbaro.

Ai nuk plotëspnte asnjë kusht për rikthimin në detyrë, përvec lidhjeve të forta që kishte me të dy ministra”, tha Berisha

Artikulli paraprak“Do habiteni javët në vijim”/ Ilir Meta zbulon programin që do ndjekë në shtator dhe paralajmëron bërjen publike të një tjetër skandali
Artikulli tjetërBordi me pushime? Karburantet bien në bursë, nafta sot duhet të shitej nën 200 lekë/litri