Mikela dhe Erioni u quajtën si çifti i vetëm i vërtet që dolën nga “Përputhen”. Por duket se edhe kjo histori nuk ka zgjatur shumë për dy të rinjtë dhe i kanë dhënë fund. Xhelozia e Mikelës ka shkaktuar probleme për këtë çift, pikërisht kur Erioni ka vendosur të nisë karrierën e tij në muzikë.
Advertisements
Vendim ky që nuk është pritur shumë mirë nga partnerja e tij, çfarë ka sjellë debate të vazhdueshme.
Por duket se Erioni ka zgjedhur karrierën. Aktualisht ai po xhiron videoklipin e tij të parë, duke shënuar kështu zyrtarisht hyrjen e tij në tregun muzikor.
Advertisements
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” duket se ka dhënë një lloj konfirmimi për ndarjen nga Erioni, me të cilin doli çifti disa muaj më parë nga programi. Në një bisedë të zhvilluar në rrjetin social “Instagram”, ndjekësja e saj ishte se ajo dhe Erioni janë ndarë, pas lajmeve që qarkulluan.
“Po Erionin ku e ke se nuk ju kam parë bashkë kohët e fundit”, e pyet një ndjekës Mikelën, e cila me përgjigjen e saj la të kuptohet se raporti i saj me Erionin nuk është më si më parë.
“Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë, është një përgjigje”, shkruan ish-konkurrentja duke mos dhënë më shumë detaje.