Vdekja e nipit të deputetit të Kuvendit/ Arrestohet pronari i kalçetos, tragjedia u shkaktua nga

Ditën e djeshme në qytetin e Sarandës u regjistrua një tragjedi.Një 22-vjeçar nderoi jetë, pasi kur po luante futboll në kalçeto.

Advertisements

Rreth orës 20:40 si rezultat i shirave me intensitet të lartë me rrebesh dhe erës së fortë u thyen hekurat anësorë të rrethimit të kalçetos tek Ura e Gajdarit duke shkaktuar shembjen e strehës duke goditur 22-vjeçarin.

I ndjeri është identifikuar si Armando Kazma, 22-vjeçar dhe është nip i deputetit Luan Baçi.

Advertisements

Pas ngjarjes, Dritan Hasani, pronar i kalçetos ku humbi jetën një natë më parë 22-vjeçari, Armando Kazma, është shoqëruar në polici.

Pas deklaratave të tyre dhe verifikimeve në kalçeto ngjarja është konsideruar si një fatkeqësi natyrore, pasi ishte brenda standardeve.

I riu mori plagë të shumta dhe fillimisht u dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, te “Ura e Gajdarit”.

Artikulli paraprakI fundit! Bordi rrit sërish çmimin e naftës, sa do të shiten benzina dhe gazi?
Artikulli tjetërE masakroi nënën me thikë dhe iku nga banesa, flasin fqinjët e 50 vjeçares dhe tregojnë detajet e ngjarjes së rëndë