U shkrumbuan në makinë, zbulohet identiteti i dy viktimave të tjera nga atentati në Fushë-Krujë

Besmir Hoxha dhe Brilant Martini janë dy viktimat e tjera të atentatit në Fushë-Krujë.

Advertisements

Gazetari i Abc News, Leonidha Musai raporton se kanë qenë familjarët e Vatës ata që kanë bërë me dije se ai ka qenë në makinë me Hoxhën dhe Martinin, ndërkohë që pritet edhe ADN-ja për ta konfirmuar.

Ndërkohe, personi tjetër që mbeti i vrarë është Diklen Vata, 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Advertisements

Ai kishte qenë i arrestuar më parë për kokainë në Tiranë.

“Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip “Volswagen Passat” është qëlluar me armë zjarri. Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie.

Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volswagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.
Në brendësi të automjetit eshte konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin”, njoftoi policia. /abcnews.al

Artikulli paraprakAtèntat në mes të ditës në Fushë Krujë/ Tre të vdèkúr, 2 dígjen të gjallë në makinë
Artikulli tjetërAtentati në Fushë Krujë / Identifikohen dy viktimat e djegur në makinë, njëri është kushëriri i Ervis Martinajt