Nata e mbrëmshme e edicioni i 2-të të festivalit ndërkombëtar të operës “Ramë Lahaj International Opera Festival” është shoqëruar me një incident. Koncerti është ndërprerë për disa minuta pas një alarmi për bombë.
Advertisements
Koncerti, i cili u mbajt në ‘Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare’ në Prishtinë, vijoi pas kontrolleve nga policia e shtetit, e cila zbuloi se alarmi ishte fals. Të pranishmit u detyruan të dilnin jashtë deri sa policia kontrolloi vendin.
Advertisements
Rron Gjinovci ka treguar në një status në Facebook se koncerti ka vazhduar, teksa ka ndarë edhe detaje nga shfaqja. “Kërcënim me bombë! Rikthimi në sallë mas kontrollës së policisë, Ramë Rame Lahaj për me i mbështet emocionalisht kolegët e tij Erika Grimaldi, Leonardo Caimi dhe Menan Bërveniku, u ngjit në skenë me një befasi”, shkroi ai.
Sakaq, alarmi për bombë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në një njoftim për shtyp. “Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Edicioni i këtij viti i festivalit bashkëpunon me Filharmoninë e Kosovës dhe Operën e Kosovës si dhe me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Balitetit në Shqipëri. Gjatë vitit 2016 Lahaj u zgjodh një nga tre tenorët më të mirë në konkursin më të madh operistik në botë, “Plalia Domingo”, “Operalia”, e cila u mbajt në Meksikë. Ky çmim e bëri Lahaj një tenor të njohur ndërkombëtarisht.