U ekzekutua me 6 plumba në Belgjikë, vjehrri i dyshuari kryesor për vrasjen e 28-vjeçarit shqiptar

Vjehrri është i dyshuari kryesor për vrasjen e 28-vjeçarit shqiptar në Belgjikë Ilir S.

Advertisements

Mediat belge shkruajnë se Stephane V., 55 vjeç është vënë në pranga herët në mëngjes pas vrasjes. Ai mohon të ketë qëlluar mbi babanë e nipit të tij, por hetuesit mendojnë ndryshe. “Mes nesh nuk kemi shkuar mirë, por nuk e kam vrarë unë”, ka deklaruar ai.

Burri është sjellë para gjykatës hetuese pasditen e sotme dhe është arrestuar. “Tani duam një analizë të gjurmëve të barutit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha avokati i tij Bram Elyn.

Advertisements

28-vjeçari Ilir S. i cili u vra me të paktën gjashtë plumba.

Siç raportojnë mediat belge, viktima ishte duke qëndruar pranë motoçikletës së tij kur u qëllua disa herë me armë. Ndonëse atij iu dha ndihma mjekësore, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Shqiptari la pas gruan dhe një fëmijë. Në vendin e ngjarjes u gjetën shumë gëzhoja arme.

Artikulli paraprakNgrihet flamuri i BE-së te kryeministria, Rama: Shqipëria sot kalon në një tjetër nivel! Do doja të ishte dhe opozita, por janë në një…
Artikulli tjetërDeklaratë bombë vjen nga Italia! Fakte të forta tregojnë se kush i riciklon paratë e drogës në Shqipëri: Në lojë dhe politikanë!