Tronditet Italia! Gjendet i pajetë një person brenda banesës, e kishin prerë në fyt

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Caselle Lurani, në zonën e Lodit në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima ka plagë të shkaktuara nga goditja e thikës në fyt. Karabinierët mbërritën në vendin e ngjarjes pas alarmit që dhanë fqinjët e viktimës.

Advertisements

Nga dyshimet e para, mendohet se bëhet fjalë për vrasje.

Advertisements

Viktima, me kombësi rumune, jetonte me dy persona të tjerë në banesë, një prej të cilëve italian. Ky i fundit ndodhet aktualisht në polici ku po jep sqarimet e tij, ndërkohë shoku tjetër ishte larguar nga vendngjarja.

Artikulli paraprakAksident tragjik në vend! Makina përplaset me autobusin, humbin jetën dy persona, lëndohen edhe 2 fëmijë (DETAJE)
Artikulli tjetër“Një si unë kanë qejf të gjithë ta kenë, por…”, Arjola Demiri befasohet nga mesazhi që merr, ja si reagon