Tronditëse në vend, vjehrri abuzonte s*ksualisht nusen e mitur në djalit

Një rast tronditës përdhu nimi është regjistruarnë fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit në Kosovë.

Advertisements

Një vajzë e mitur pasi ishte martuar kishte përjetuar dhunë se ksuale nga vjehrri i saj, gjatë kohës që burri i saj nuk ishte në shtëpi. Rastin në polici e ka denoncuar nëna e viktimës, ndërsa përmes një komunikate nga policia thonë se tashmë është bërë ekzaminimi i vajzës.

albsig
Kishte shkuar nuse në moshë të mitur. Mirëpo, shtëpia e cila ia kishte hapur dyert nuses së re, u bë edhe vend përdhunimi për të. Kjo pasi e mitura e cila i takon komuniteteve pakicë, ra pre e dhunimit nga dikush i familjes së re.

Advertisements

Burimet e RTV Dukagjinit thonë se dhunuesi është vjehrri i saj. Megjithatë ajo rastin nuk kishte guxuar ta raportonte në Polici.

Por, për këtë u përkujdes nëna e të miturës, e cila së bashku me vajzën i janë drejtuar stacionit të policisë në Obiliq për të raportuar përdhunimin.

“Viktima femër e mitur kosovare e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar se deri sa në shtëpi nuk ka qenë bashkëshorti i saj, e njëjta ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit kujdestar është bërë ekzaminimi i viktimës dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet nga policia.

Në Kosovë është rritur numri i raportimit të rasteve të përdhunimit se ksual, mirëpo sipas analizave rreth aktgjykimeve për rastet e dhun imit seksual, shqetësuese mbeten dënimet e ulëta për kryerësit e këtyre veprave.

Artikulli paraprakFifi “hap” zemrën me fansat: Pas kësaj buzëqeshje ka shumë plagë që
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh me Stresin? Reperi çudit me postimin e fundit