Tragjike/ U fut në det për të shpëtuar vëllain dhe shokun, ky është Anri Kashiku i cili u mbyt në Durrës

Personi që shihni në foto është 18 vjeçari, Anri Kashiku, i cili humbi jetën ditën e sotme në mënyrë tragjike.

Advertisements

I riu mesditën e kësaj të enjte u fut në det për të shpëtuar dy fëmijë të mitur të cilët po rrezikonin të mbyteshin.

Më herët blutë e qytetit bregdetar bënë me dije se 18 vjeçari është nxjerrë nga uji i pajetë.

Advertisements

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme ku i riu u fut për të nxjerrë nga ujërat e detit vëllain dhe shokun e t ë vëllait, por ndërkohë që i ka shpëtuar ata fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë vetë.

Durrës/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.

Artikulli paraprakI dënuar për vrasje/ 39-vjeçari ngacmon sek*ualisht dhe më pas e godet me grushta të renë në mes të sheshit “Skëndërbej”
Artikulli tjetërPas përplasjeve, Saimir Tahirin e nxjerrin nga burgu i Fierit! Ja ku transferohet…