Tragjike! Shoferi pëson atak kardiak në timon dhe merr para grupin e çiklistëve, 4 të vdekur e 5 të plagosur

Një tragjedi ka ndodhur në Grosseto Maremma në Itali.

Advertisements

Një burrë i moshuar, Mario Fiorilli, 82 vjeç pësoi një atak në zemër dhe makina që drejtonte doli jashtë kontrollit.

Si pasojë, automjeti mori para një grup çiklistësh duke vrarë 3 prej tyre Antonio Panico, 56 vjeç, Roberto Seripa, 71 vjeç dhe Milo Naldini, 73 vjeç.

Advertisements

Shoferi i makinës humbi jetën gjithashtu.

Grupi i miqve mblidhej të martën dhe të enjten për xhiro me biçikletë.

Sot në mëngjes ata kishin qenë në Massa Marittima dhe po ktheheshin në Grosseto.

Pesë çiklistë të tjerë mbetën të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Grossetos.

Makina është sekuestruar dhe policia po punon për të sqaruar dinamikën e saktë të aksidentit tragjik.

Artikulli paraprakMiratohet vaksinimi kundër Covid-19 për fëmijët mbi 5 vjeç
Artikulli tjetërE FUNDIT/ ‘Shpërthejnë’ infektimet me Covid në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr njoftimin