Tragjike! Do kthehej në shtëpi, helika e helikopterit vret turistin në Greqi

Një aksident tragjik ka ndodhur pak pas orës 18:00 të pasdites në Greqi.

Advertisements

Një turist 21-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është goditur nga helika në momentin që po zbriste nga helikopteri në Spata.

Sipas medieve greke dyshohet se i riu ka qëndruar afër helikopterit për të bërë foto, raporton abcnews.al.

Advertisements

Protothema.gr raporton se helikopteri ishte nisur nga Mykonos dhe u ul në një heliport në Agios Georgios Spaton.

Helikopteri privat ishte marrë me qira nga një grup prej katër personash, turistë me origjinë nga Britania.

Bëhet fjalë për helikopterin “Bell 407” të kompanisë Superior Air .

Katër pasagjerët po largoheshin nga haelikopteri për të hipur në makinat që do t’i çonin në aeroport ku i priste avioni privat për t’i çuar në shtëpi.

Informacionet paraprake tregojnë se viktima është copëtuar nga helika.

Pjesa tjetër e pasagjerëve janë në gjendje të mirë shëndetësore si dhe operatori i helikopterit.

Policia e Peanisë po kryen hetimet paraprake për aksidentin tragjik.

Artikulli paraprakE rëndë/ Shqiptari tenton të vrasë gruan me energji elektrike
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e nesërme, 26 korrik 2022