a të drogës midis Matës dhe Eldi Dizdarit, ku në mes u fut edhe një tjetër eksponent i rrezikshëm i krimit, Ervis Martinaj, që mbeti edhe ky i plagosur në këtë ngjarje. Eldi Dizdari, që pas ngjarjes së ish-Bllokut humbi gjurmët, për tu rikthyer në vëmendje, pas arrestimit të tij të bujshëm në shtator të vitit 2020, në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Advertisements
Arrestim që u krye në kuadër të operacionit të koduar ‘Los Blancos’, si një nga bosët më të mëdhenj shqiptar të trafikimit të drogërave të forta. Si kreu i bandës shqiptare ‘Kompania Bello’, i cili bashkëpunonte në trafikun e lëndëve narkotike, me emra të rëndësishëm në këto pazare, siç ishte edhe Dritan Rexhepaj. Një sindikatë me fuqi ndërkombëtare, midis Amerikës së Jugut dhe Europës, që merrej me trafikimin e drogës dhe operacionet e kontrabandës midis dy kontinenteve. Dhe që kishte si xhiro të vetme për një rrugë me drogë, vlerën rreth 350 milionë euro.
Eldi Dizdari që vazhdon të jetojë në Dubai, pasi autoritetet e këtij vendi kanë refuzuar deri më tani ekstradimin e tij në Itali dhe Belgjikë. Aty ku ka një hetim të hapur për personin e tij, që mund ta fundosë njëherë e mirë atë dhe perandorinë që ai ka ndërtuar në botën e narkotikëve. Por që për t’iu rikthyer vrasjes së Guxim Gjyriqit dhe pistës së vjetër që e lidh ekzekutimin e tij me afrimitetin me fisin Haklaj dhe vrasjet e ndërsjellta në familjen Dizdari, grupi hetues nuk e ka marrë ende në pyetje Eldi Dizdarin. Në lidhje me rrethanat që ai mund të ketë informacion mbi këtë vrasje.
Advertisements
Ndërsa shpresa e vetme e grupit hetues, mbetet pendimi që mund të vijë nga bashkëpunëtorët e drejtësisë. Të vetmit që mund të tregojnë se çfarë ndodhi në të vërtetë atë mesnatë të 5 janarit 2020 me Guxim Gjyriqin. Kush e vrau dhe arsyet që çuan në eliminimin e tij. Ndërsa Nuredin Dumani nuk dihet nëse është shprehur për vrasjen e Guxim Gjyriqit, ky i penduar që mund ta vejë atë në pozitën që mund të flasë, mund të jetë ish-miku i tij, Henrik Hoxhaj, i cili ka deklaruar, tashmë në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, se Dumani ka dijeni për këtë vrasje. Dhe se ky i fundit sipas Henrik Hoxhaj, kishte marrë porosi për ta vrarë Gjyriqin. Por duke mos njohur terrenin, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani, ishin tërhequr nga ekzekutimi. Ndërkohë që këtë vrasje e mori përsipër një grup tjetër. Që mbetet ende për tu zbuluar se kush ishin…
“Dumani mori porosi për të kryer një vrasje në Tropojë. ku në shënjestër ishte Guxim Gjyriqi. Por, nuk e kryem ne atë vrasje, për shkak se nuk e njihnim terrenin dhe nuk donim të dështonim. Me aq sa di, porosia vinte nga jashtë, por detajet i di Nuredini, pasi ai ishte kontaktuar. Kam dëgjuar më pas, se vrasjen e kreu një grup tjetër.”, tha Henrik Hoxhaj./ BW