Thellohet edhe më shumë skandali i evazionit fiskal 189 subjekt i evazionit fiskal i fshehjes së të ardhurave për hir të këtyre skemave” , tha ajo, milionë euro nga mafia e inceneratorëve.
Advertisements
Pas të moshuarve në azilet e pleqve, edhe një çoban me lopë në Greqi rezulton si pronari i kompanisë që ka përfituar 30 milionë euro. Vezir Brahaj ka folur për “SYRI TV”, duke pohuar se prej 18 vitesh jeton në Greqi ku punon si çoban.
Por ndërkohë, qeveria “Rama” ka disbursuar në kompaninë e tij, të lidhur me inceneratorët plot 30 milionë euro.
Advertisements
Z. Vezir, sa vjeç jeni dhe ku jetoni?
Unë jetoj në Greqi te çupa e vogël.
Prej sa vitesh?
Unë jetoj në Greqi që nga viti 2008 deri më sot. Kam ardhur nja 3-4 herë, herën e fundit kam ardhur në 2019 në 25 janar më vdiq djali i vetëm. Ndenja 3 muaj deri në maj dhe u ktheva në Greqi se isha vetëm. Gruaja më vdiq në 2008, ngela vetëm.
Z. Brahaj, prej ditësh emri juaj është përmendur se ju jeni pronar i dy kompanive të lidhura me inceneratorët që kanë qarkulluar rreth 30 milionë euro, si qëndron e vërteta z. Vezir, a jeni ju pas këtyre transaksioneve?
Unë nuk e di kush i ka hedhur.. nuk e di.
Z. Vezir, në emrin tuaj rezultojnë 2 kompani, “Elvis 03” dhe “Elvis COO”. A i keni blerë ju këto kompani?
Jo, jo, jo, nuk kam blerë unë kompani, nuk di gjë për atë punë.
A jeni marrë ndonjëherë me biznes z. Vezir?
Jo, vetëm në Greqi, çoban me lopë. 300 euro në muaj.