Sulmi kibernetik në portalet qeveritare, Ministria hap sportelet!

Ministria e Brendshme njofton se pas sulmit kibernetik në portalet qeveritare gjitha shërbimet që janë ofruar online deri më sot, përkohësisht do të ofrohen fizikisht.

Advertisements

Bëhet me dije se do të ofrohet shërbimi fizikisht që i përket gjithë institucioneve të varësisë, veçanërisht Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile.

albsig
Ky ndryshim i përkohshëm i praktikave vjen si rezultat i pamundësisë së ofrimit të shërbimeve online nëpërmjet platformës e-Albania, e cila ka rënë pre e një sulmi kibernetik, të sofistikuar dhe të sinkronizuar jashtë Shqipërisë.

Advertisements

Deri në zgjidhjen e kësaj situate, qytetarëve do të vijohet t’u ofrohet shërbimi pranë sporteleve fizike të institucioneve të varësisë.

“Ministria e Brendshme informon qytetarët se të gjitha shërbimet që janë ofruar online deri më sot, përkohësisht do të ofrohen #fizikisht pranë sporteleve përkatëse, që u përkasin gjithë institucioneve të varësisë, veçanërisht Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile.

Ky ndryshim i përkohshëm i praktikave vjen si rezultat i pamundësisë së ofrimit të shërbimeve online nëpërmjet platformës e-Albania, e cila si pjesë e infrastrukturës teknologjike shtetërore ka rënë pre e një sulmi kibernetik, të sofistikuar dhe të sinkronizuar jashtë Shqipërisë.

Deri në zgjidhjen e kësaj situate, qytetarëve do të vijohet t’u ofrohet shërbimi pranë sporteleve fizike të institucioneve të varësisë.

MB është në kontakt të vazhdueshëm me AKSHI-n dhe po punojnë intensivisht për normalizimin e kësaj situate të pazakontë dhe të panjohur më parë në këto përmasa.

Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për vështirësitë e krijuara” thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakE papritur! Vajza bukuroshe e politikanit të njohur shqiptar pjesë e “Big Brother VIP 2”
Artikulli tjetër“Hyri në dhomë me armën plotë”/ Gruaja rrëfen jetën e vështirë dhe si e kërcënonte ish-bashkëjetuesi