Studimet e fundit, shkencëtarët zbulojnë epiqendrën e virusit COVID: Ja ku filloi gjithçka

Shkencëtarët kanë zbuluar prova të tjera, ku sipas tyre janë ‘bindëse’ që tregu Huanan i ushqimeve të detit dhe kafshëve të egra në Wuhan ishte epiqendra e shpërthimit të Covid-19. Dy studime të rishikuara nga studiuesit dhe të publikuara të martën rishqyrtuan informacionin nga shpërthimi fillestar në qytetin kinez. Një nga studimet tregon se rastet më të hershme të njohura u grumbulluan rreth atij tregu, ndërsa studimi i dytë përdor informacionin gjenetik për të gjurmuar kohën e shpërthimit.

Advertisements

Ai tregon se ka pasur dy variante të futura te njerëzit në nëntor ose në fillim të dhjetorit 2019.

Të dy studimet tregojnë se kjo provë paraqet një pamje që Sars-Cov-2 ishte i pranishëm në gjitarët e gjallë që u shitën në tregun Huanan në fund të vitit 2019. Ata thonë se u transmetua te njerëzit që punonin ose bënin pazar atje në dy “rrethana të ndara”, ku një njeri u infektua me virusin nga një kafshë.

Advertisements

Një nga studiuesit e përfshirë, virologu David Robertson nga Universiteti i Glasgoë, i tha BBC News se ai shpresonte se studimet do të “korrigjonin të dhënat e rreme se virusi erdhi nga një laborator”.

Dy vjet përpjekje shkencore për të kuptuar virusin që shkakton Covid-19 u kanë dhënë këtyre studiuesve një perspektivë më të informuar. Kjo u ka mundësuar atyre të adresojnë një enigmë kryesore në të dhënat më të hershme të pacientëve. Që nga qindra njerëz që u shtruan në spital me Covid-19 në Wuhan, vetëm rreth 50 kishin një lidhje të drejtpërdrejtë dhe të gjurmueshme me tregun.

Ky hulumtim i hartës së rasteve të Covid-19 zbuloi se një përqindje e madhe e pacientëve të hershëm, pa lidhje të njohur me tregun, që do të thotë se ata as nuk punonin dhe as nuk bënin pazar atje, rezultuan se jetonin pranë tij.

Kjo mbështet idenë se tregu ishte epiqendra e epidemisë, tha Prof Michael Worobey, autori kryesor dhe biologu nga Universiteti i Arizonës, me shitësit që u infektuan të parët dhe nisën një “zinxhir infeksionesh midis anëtarëve të komunitetit në zonën përreth”.

Më 31 dhjetor 2019, qeveria kineze njoftoi zyrtarisht Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për një shpërthim të pneumonisë së rëndë me etiologji të panjohur në Wuhan, provincën Hubei, një qytet me rreth 11 milionë banorë.

Nga 41 personat fillestarë të shtruar në spital me pneumoni të panjohur deri më 2 janar 2020, 27 kishin ekspozim të drejtpërdrejtë në tregun e ushqimeve të detit me shumicë Huanan. Këto raste të para u konfirmuan se ishin të infektuar me një koronavirus të ri, i quajtur më pas sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes koronavirus 2. Qeveria Kineze mohoi në fillimet e saj për praninë e virusit të rrezikshëm çka më vonë u akuzua nga SHBA-të dhe vende të tjera për mungesë seriozitet me pasoja të rënda. Dhe OBSH lëshoi akuza ndaj Kinws zyrtare duke e akuzuar për manipulim faktesh dhe fshehje provash.

Artikulli paraprakE mërkura nis me temperatura të larta, mesdita sjell vranësira dhe reshje shiu në këto zona
Artikulli tjetërHistoria prekëse, erdhën së bashku në këtë jetë, binjakët vdesin në një ditë