U ekzekutua me breshëri plumbash, Stresi publikon bisedën e fundit me Brilant Martinajn: Zemra e vëllait më përmbyse botën

Brilant Martinaj është një nga viktimat e atentatit të sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Advertisements

23-vjeçari ishte dhe mik i ngushtë me reperin e njohur Stresi, i cili së fundmi ka reaguar për vdekjen në mënyrë tragjike të Martinajt. I pikëlluar dhe zemërthyer, Stresi ka publikuar në “InstaStory”, bisedën e tyre të fundit, ku Brilanti i shpreh dashurinë, teksa e konsideron si vëlla.

“Zemra vëllait krejt botën ma përmbyse”, ka shkruar reperi përmbi mesazhet në Whatsapp.

Advertisements

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku Brilant Martini, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata mbetën viktima të një atentati.

Artikulli paraprakKursi i këmbimit, 18 korrik 2022
Artikulli tjetërTragjedi në SHBA! Dy avionë përplasen me njëri-tjetrin, raportohet për viktima (VIDEO)