Ora 19:00 do të mbledhë qytetarët në shesh për të protestuar. Protesta është thirrur nga Partia Demokratike dhe do të zhvillohet përpara kryeministrisë, kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama me moton “Shqipëria është në rrezik.”
Advertisements
Selia blu ka kërkuar leje në Policinë e Tiranës për protestën nga ora 19:00 deri në 21:00.
Policia ka marrë masa për të siguruar mbarëvajtjen e protestës. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.
Advertisements
Përveç masave të marra nga policia, kryeministria ka blindura dyert e godinës.
Madje është hequr edhe kërpudha e famshme para kryeministrisë.