Shtimi i rasteve të reja me COVID-19, mjeku Alimehmeti bën publike informacionet e rëndësishme dhe ka një thirrje

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti u shpreh mëngjesin e sotëm se kemi të bëjmë me një valë të re të COVID, për shkak të një varianti të Omicron.

Advertisements

Sipas tij, edhe pse ka rritje, ky variant nuk shkakton forma të rënda dhe humbje jetësh.

“Është një valë e re e cila nuk ishte krejtësisht e paparalajmëruar. Kemi të bëjmë me një variant të Omicron, njihet si BA5. Filloi në Afrikën e Jugut në gjysmën e prillit, u rritën rastet deri në gjysmën e majit, ranë rastet deri në gjysmën e qershorit dhe nuk u pa ndonjë situate nga ato që kishim pare më përpara.

Advertisements

Në Europë, Portugalia ishte e para, në fillim u rritën rastet dhe tanimë janë ulur. Gjermania, Francë, Itali. Sërish nuk sheh situate spitalore dhe të humbjeve të jetë. Tani, Shqipëria ka rritje të rasteve. Paçka se ka një rritje graduale të lehtë, nuk është ajo rritja eksponenciale që kemi parë në valët e tjera”, u shpreh Alimehmeti.

Ai ripërsëriti thirrjen e tij për mos vaksinimin e fëmijëve, pasi sipas tij, COVID prek kryesisht prek moshat e vjetra dhe njerëzit e sëmurë.

Alimehmeti shtoi se vaksinimi është goxha efektiv për evituar format e rënda dhe shtrimet spitalore te moshat e vjetra.

Artikulli paraprakE rëndë! Vdes tragjikisht 5-vjeçari, u helmua nga heliumi i tullumbaces
Artikulli tjetërE përplasi fuoristrada, ndërron jetë shqiptari në Itali(Emri)