Shtëpia e shkrumbuar në Tiranë, reagon Policia: Ndërron jetë foshnja, gjyshja në gjendje kritike

Policia e Tiranës ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së premte.

Advertisements

Sipas njoftimit të uniformave blu bëhet me dije se një shtëpi në rrugën “Gani Domi” ka marrë flakë dhe për pasojë ka humbur jetën foshnja 6-muajshe.

Gjithashtu në gjendje kritike për jetën ndodhet gjyshja e saj e cila po merr trajtim intensiv në spital. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

Njoftimi i policisë Tiranë:

“Sot, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Gani Domi”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases J. L.
Si pasojë ka ndërruar jetë një foshnje 6 muajshe, ndërsa shtetasja J. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”

Artikulli paraprakElvis Naçi flet për vdekjen e Kastriot Myftaraj: Ka folur keq për Zotin, më ka sharë dhe mua, ama ja bëj hallall
Artikulli tjetërMerr fund vapa e tmerrshme/ Ulen ndjeshëm temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme