Shpëtoi shokët por u mbyt për vete, kush është i riu hero që humbi jetën në Durrës (EMRI)

Anri Kashiku është i riu që humbi jetën ditën e sotme, pasi u mbyt në det në Durrës.

Advertisements

18-vjeçari hyri në det për të shpëtuar dy shokë të tij të mitur, dy 15-vjeçarë, por pasi i shpëtoi ai nuk mundi dot të dalë nga deti.

Policia nisi kërkimet për të dhe pak më parë, trupi u nxor i pajetë në sipërfaqe.

Advertisements

Durrës/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.

Artikulli paraprakE zhveshën, kryen marrëdhënie dhe e torturuan! Prokurori zbardh kamerat: Si u vra barbarisht Marigona Osmani
Artikulli tjetërValë infeksionesh në gjithë botën! Pjesë e familjes Omicron, çfarë është varianti BA.5 i koronavirusit dhe pse alarmohen mjekët?