Një automjet është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Llogara. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15.
Advertisements
Automjeti me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marrë flakë në ecje. Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.
Nga pamjet shihet teksa zjarri ka djegur thuajse totalisht automjetin.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:15, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një defekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.