Shpërndanin “të bardhë” dhe “mbretëreshën e festave”, “spaçiatorja” greke e bosit shqiptar në ishullin e miliarderëve bënte jetë luksi

Krahas një të riu shqiptar që merrej me trafikun e lëndëve narkotike në ishullin Mykonos në Greqi, policia lokale ka arrestuar edhe një izraelit, që ishte klient si edhe të dashurën e shqiptarit, një 27-vjeçare greke, e cila në fakt bënte edhe shpërndarjen nëpër tavolinat e VIP-ave.

Advertisements

Mediat greke raportojnë se çifti shqiptaro-grek shiste kanabis, kokainë dhe edhe ekstazi, që konsiderohet edhe si “mbretëresha e festave”.

E reja jetonte bashkë me shqiptarin dhe reklamonte jetën e luksit në Dubai dhe Mykonos, ndërkohë që thoshte se ofronte “shërbime konsulence” për pushuesit, raporton abcnews.al.

Advertisements

Aktiviteti i 27-vjeçares ishte t’ia ofronte drogën pushuesve në ishull duke ia shitur me çmime të çmendura. Policia greke arrestoi një 35-vjeçar nga Izraeli bashkë me çiftin, i cili kishte paguar 200 euro për 1.1 gramë kokainë.

Çiftit iu kapën edhe sasi të mëdha parash me vete, përfshi edhe disa lekë shqiptarë. Tani ata do të akuzohen për “trafik dhe shërndarje” të drogërave të forta

Artikulli paraprakRamazan Rraja thotë se nuk ka lidhje me vrasjen e Brilant Martinaj: Policia më sulmon vetëm se jam nipi i deputetit
Artikulli tjetërLAJMI FUNDIT/ ‘Plas’ sherri me thika në vend, babë e bir plagosen me thikë