SHBA-të ngrenë alarmin për sulm të mundshëm në “Samitin Irani i Lirë” në Durrës, Artan Hoxha bën paralajmërimin e bujshëm: Ja çfarë e pret Shqipërinë

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një paralajmërim, për një kërcënim të mundshëm në Samitin Botëror të Iranit të Lirë, që do të zhvillohet në qytetin e Durrësit. Në një postim në faqen zyrtare, qeveria amerikane ka bërë me dije se, ka informacione për një kërcënim të mundshëm gjatë samitit që do të zhvillohet në datat 23 dhe 24 në Durrës.

Advertisements

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në “Të Paekspozuarit” kur është publikuar ky njoftim dhe ka bërë një koment.

“Shërbimet e anti-terrorit në Shqipëri, ndërmorën një operacion për të goditur një grup personash duke identifikuar edhe shtetas iranianë dhe baza të tyre, duke kontrolluar banesa dhe lokale, që ishin kamufluar si shoqata të shoqërisë civile, që punonin për veprimtari agjenturore. Objektivi, marrja e informacioneve për bazën Ashraf në Manzë, veprimtari kundërspiunazhi ndaj tyre, aktivitete apo rekrutim të pjesëtareve brenda bazës së Manzës dhe mundësia për ta sulmuar objektin.

Advertisements

Sa kohë ajo bazë do të jetë aty, territori i Shqipërisë mund të bëhet objekt i sulmeve. Ka patur edhe në të shkuarën tentativa”, tha Hoxha.

Artikulli paraprakI nxehti afrikan mbërthen Shqipërinë, parashikimi i motit për datën 22 korrik 2022
Artikulli tjetërE trishtë! Futbolli në zi, humb jetën sulmuesi i njohur(Foto)