Detaje nga të shtënat në Radhimë/ Sapo ishte kthyer nga emigracioni, arrestohet i riu që qëlloi 5 herë drejt vëllait të tij (EMRI)

Detaje nga ngjarja në Radhimë, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri në një beach bar të zonës, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin.

Advertisements

Burime bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur mes 2 vëllezërve. Eduart Kondi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij të vogël Benjamin Kondi.

Të dy ata janë pronarë të Beach Barit në fjalë “Bora Bora”, dhe konflikti ka ndodhur për menaxhimin e plazhit.

Advertisements

Turistët e pranishëm në plazhin në fjalë janë shprehur se kanë dëgjuar një seri të shtënash, 5-6 herë, ndërkohë që sherri mes vëllezërve dyshohet se ka nisur fillimisht në zonën e parkimit.

Policia nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm në lidhje me ngjarjen, përveç konfirmimit të të shtënave me armë.

Shumë prej pushuesve, një numër i madh dhe turistë të huaj, kanë lënë plazhin dhe janë larguar si pasojë e tronditjes nga ngjarja.

Gazetarja e Fax News raporton se të shtënat me armë nuk kanë qenë në ajër, siç u tha fillimisht nga policia po në drejtim të barit.

Autori i ngjarjes vetëm pak ditë më parë kishte ardhur në Shqipëri, për shkak se ndodhej në emigrim.

q

Artikulli paraprakE rëndë në vend! Një person bie nga kati i dytë dhe humb jetën, ja çfarë dyshohet
Artikulli tjetërTragjike! Vdekja e 15-vjeçares shqiptare në Greqi, xhiroja e fundit me të dashurin (FOTO)