“Sa ka nisur lufta”/ Atentatet që kanë tronditur Shqipërinë, Klodiana Lala nxjerr prapaskenat dhe bën paralajmërimin e frikshëm

Gazetarja Klodiana Lala komentoi sot në emisionin ‘Pikat mbi i’, ngjarjet e fundit kriminale në vend.

Advertisements

E ndalur tek masakra e Fushë Krujës dhe krimit në Milot, gazetarja Klodiana Lala e cilësoi si ‘pika e vlimit’.

Kaq shumë është sofistikuar krimi?

Advertisements

Gazetarja Klodiana Lala: Vendi ku ishte zgjedhur nuk i jepte mundësi ku të mund të largoheshin, nga ura është shumë e vështirë të kalosh. U zgjodh momenti i drekës. Ekzekutorët janë kujdesur për të mos lënë shenja. pra kanë zgjedhur këtë kohë të nxehtë ku nuk ka lëvizje për shkak të vapës. Në vendin e ngjarjes u gjetën 60 gëzhoja dhe në dy drejtime të kundërta u gjetën dy automjete të djegura. krimi është bërë shumë agresiv, atentatet i kemi parë shumë të sofistikuara. Specialistët e zonës që mendohet të kenë informacion nuk kanë dhënë

Klodiana Lala: Shpesh zgjidhen vende ku përçojnë mesazhe, në akset kryesore të vendit. Tek masakra e trefishtë ekzekutorët kishin përdorur një armë shumë të sofistifikuar, mendohet dhe dyshohet se është një vrasje me pagesë. Njerëzit e botës së krimit asnjëherë nuk ndjekin të njëjtin itenerar, më shqetëson fakti që këto ngjarje po e tronditin sigurinë në vend. Këto ngjarje duhet zbardhen. Kujtojmë masakrën e Bradasheshit, ku nga ajo ngjarje krimi në Elbasan mori një revansh të tmerrshëm. Pika e vlimit është masakra e Fushë Krujës, familja Martinaj ka përplasje, është Lezha në mes, Shkodra, Fushë Kuqja, Nikla.. Ka aq shumë mllef dhe për fat të keq më duhet të mendoj se ka nisur lufta.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ Lija e Majmunit në Shqipëri, Mblidhet Komiteti i Ekspertëve! Gati plani i masave parandaluesese
Artikulli tjetërTaulant Balla shkon në SPAK, ja cila është arsyeja