Rritja e rasteve të Covid-19, rikthehen vendosja me detyrim e maskave

Rritja e rasteve të Covid-19, ka bërë që të rikthehet detyrimi i mbajtjes së maskës.

Advertisements

Qiproja ka urdhëruar këtë të mërkurë rikthimin e maskave mbrojtëse anti-Covid, pak më shumë se një muaj pasi i hoqi ato.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e rritjes së infektimeve të reja ditët e fundit.

Advertisements

Kërkesa për të mbajtur maskë për fytyrën në ambientet e brendshme hyn në fuqi të premten, tha Ministri i Shëndetësisë Michalis Hadjipantela.

Qiproja e kishte hequr kërkesën për mbajtjen e maskave në ambiente të brendshme që prej 1 Qershorit.

Qipro nuk raporton më infeksione të përditshme, por javore. 10,879 raste të reja të COVID-19 u shënuan për javën që përfundoi më 1 korrik, krahasuar me 7,263 të një jave më përpara

“Situata është nën kontroll”, tha Haxhipantela.

Që kur koronavirusi u identifikua për herë të parë në ishull në Mars të vitit 2020, ai ka regjistruar 1,075 vdekje.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ ‘Dridhet’ e gjithë bota! Putin bën gati raketat bërthamore (VIDEO)
Artikulli tjetërKrimi që tronditi Divjakën/ Si e mbyti djali i dehur babain e tij, e kaluara e ‘errët’ e 58-vjeçarit